Sherr në Gjykatën e Vlorës, avokati i Monika Kryemadhit rreh rojen e sigurisë

10 Tetor 2025, 13:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sherr në Gjykatën e Vlorës, avokati i Monika Kryemadhit rreh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë ku një punonjës sigurie është dhunuar.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën e kontrollit, ku avokati i identifikuar si Redi Llanaj, i njohur dhe si avokati i Monika Kryemadhit, ka dhunuar punonjësin e sigurisë.

Sipas të njëjtave informacione mësohet se avokati Llanaj ka kërkuar të hyjë në gjykatë duke thënë se e kishin thirrur, mirpëpo roja nuk e lejoi duke e kundërshtuar dhe duke i thënë që nuk kishte dijeni apo të ishte informuar që avokati të ishte thirrur në gjykatë.  Si rrjedhojë ata janë konfliktuar me njëri-tejtrin, debat i cili ka degraduar deri në dhunë.

Menjëherë pas incidentit, burime nga policia konfirmojnë se avokati dhe punonjësi i sigurisë janë shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen.

 

Po ndodh...