Sherr në një pikë karburanti në Vlorë/ Dhunohet avokati i Ilirt Metës, Kujtim Cakrani përfundon në spital

8 Shkurt 2026, 14:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sherr në një pikë karburanti në Vlorë/ Dhunohet avokati

Një sherr ka ndodhur mesditën e së dielës në Vlorë, nga ku mësohet se ka mbetur i dhunuar avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani.

Kujtim Cakrani avokati që përfaqëson Presidenti e Partisë së Lirisë Ilir Meta në dosjen panel ndaj tij është dhunuar këtë të diel në Vlorë.

Burime konfirmojnë se aktet e dhunës ndaj tij janë regjistruar në një pikë karburanti pas një debati me disa shtetas për radhën, dhe nuk ka lidhje me ushtrimin e funksionit të tij thanë burime zyrtare. Aktualisht Cakrani po merr ndihmë mjekësore në spital dhe nuk dihet gjendja e tij.
Ende nuk janë identifikuar dhunuesit, policia po kqyr pamjet për identifikimin dhe kapjen e tyre

Po ndodh...

ide