Shfrytëzonte dy të mitur për të kryer vjedhje, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

16 Mars 2025, 12:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shfrytëzonte dy të mitur për të kryer vjedhje, arrestohet
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “The last”, duke arrestuar 37-vjeçarin Y. A., i cili dyshohet se ka kryer një seri vjedhjesh në qytet, duke përfshirë vjedhjen e monopatinave, biçikletave dhe një motomjeti.

Shtetasi i arrestuar, i cili ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, dyshohet se ka shfrytëzuar dy të mitur 12 vjeçarë për të kryer vjedhjet dhe pastaj ua ka marrë sendet e vjedhura.

Gjatë operacionit, gjatë kontrollit të tij, policia gjeti dhe sekuestruan një thikë. Materialet përkatëse janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, finalizuan operacionin policor të koduar “The last”, në kuadër të të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi Y. A., 37 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.

Ky shtetas, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë muajit shkurt dhe mars ka vjedhur 5 monopatina, 3 biçikleta dhe 1 motomjet.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se ky shtetas shfrytëzonte dy shtetas të mitur të moshës 12 vjeç, të cilët pasi i vidhnin ja dorëzonin 37-vjeçarit.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik të 37-vjeçarit,  iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës(thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Po ndodh...