Shkaktoi aksident teksa drejtonte makinën i dehur, AMP arreston punonjësin e Policisë në Gjirokastër

28 Janar 2025, 19:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shkaktoi aksident teksa drejtonte makinën i dehur, AMP arreston

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Postën e Policisë Këlcyrë.

Shkak i arrestimit të tij është bërë drejtimi e mjetit tip “Citroen” në gjendje të dehur dhe për pasojë shkaktimin e një aksidenti rrugor, ku mbetën të lënduar dy shtetas.

Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ai rezultoi pozitiv në masën 1.19 mg/l në testin e parë dhe 1.21 mg/l në testin e dytë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor D. C., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Postën e Policisë Këlcyrë, DVP Gjirokastër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Punonjësi i policisë gjatë drejtimit të mjetit tip “Citroen” në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në vendin e quajtur fshati Ribaj është përplasur me mjetin tip “Nisan”, ku si pasojë kanë ngelur të dëmtuar pasagjerët e mjetit tjetër, shtetasit D. H., 57 vjeç dhe shtetasi R. S., 59 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Përmetit, janë larguar për në banesë.