Shkrumbohen nga zjarri 4 rulota në Tiranë
28 Qershor 2025, 14:00 / AKTUALITET

Katër gabina ruloti janë përfshirë nga zjarri, duke u “shkrumbuar”, rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në fshatin Maknor të Tiranës.
Rulotat janë në pronësi të shtetasit A. T., 42 vjeç, teksa ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me zjarr-vënie të qëllimshme apo aksidentale.
Policia thotë se grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e saktë të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale.
“Me datë 27.06.2025, rreth orës 21:00, në fshatin Maknor, ka rënë zjarr dhe janë djegur 4 gabina ruloti në pronësi të shtetasit A. T., 42 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë e rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale.” – thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




