Shpërthimi në Lushnje, mes të dëmtuarve dhe nënkryetari i Bashkisë Elton Koreshi
1 Mars 2024, 18:39 / POLITIKË

Mes të dëmtuarve nga shpërthimi në Lushnje mësohet se është dhe nënkryetari i Bashkisë Elton Koreshi. Pak më parë u regjistrua dhe viktima e dytë ku bëhet me dije se pasi ndërroi jetë i ati, vinçieri Landi Verçani, ka humbur jetën dhe djali i tij.
Kujtomë se një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme në një magazine në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela.
Nga ky shpërthim u regjistrua dhe disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa u raportua se disa të plagosur u transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë.
-
VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të fuqishëm në Lushnjë
1 Mars, 18:32 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



