Shqiptarët u bënë bashkë, jepet lajmi i mirë për aktivisten Ina Kasimati në Ditën e Gruas

8 Mars 2024, 18:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shqiptarët u bënë bashkë, jepet lajmi i mirë për
Aktivistja e njëherësh mësuesja Ina Kasimati është rikthyer mesditën e kësaj të premtje nga Franca drejt Shqipërisë. Sapo ka mbërritur avioni charter në Rinas është nisur me ambulancë të ekipit mjekësor të QSUT-së për kthimin e saj në Vlorë.

Shqiptarët janë bërë bashkë dhe në vetëm pak orë arritën të mblidhnin shumën që i nevojitej zyshës Ina Kasimati për t’u kthyer nga Franca ku kurohej, pranë familjes së saj në Vlorë.

Dy javë më parë ajo u bëri thirrje gjithë atyre që kishin mundësi për mbledhjen e 17 mijë eurove, sepse familjarët nuk e përballonin dot koston e udhëtimit të saj me charter mjekësor nga Franca në Shqipëri. Brenda pak orësh shqiptarët mblodhën mbi 24 mijë euro.

Gazetari Osman Stafa ka ndarë pamjet dhe thotë se më në fund Ina Kasimati ka mbërritur në tokën shqiptare dhe është nisur po në mesditë drejt familjes së saj në Vlorë.

Ina Kasimati zbriti sot në aeroportin “Nënë Tereza”, për t’u nisur më pas për në Vlorën e saj. E gjitha kjo u mundësua nga qindra qytetarë të cilët u angazhuan për të bërë të mundur kthimin e saj në Shqipëri. Ina ishte shumë e emocionuar sot, teksa preku tokën e saj. U nis më e fortë se kurrë për në Vlorë, pasi Ina nuk e njeh dorëzimin.

Na përqafoi, na përshëndeti dhe së bashku me djalin e saj, u nisën për në shtëpi. Ina ka qenë shumë e emocionuar që shqiptar të shumtë, të njohur e të panjohur, mundësuan të plotësonin dëshirën e saj për t’u kthyer në Atdhe. Ju është shumë mirënjohëse dhe falenderuese”, shkruan gazetari ndër të tjera.

Mësuese Ina Kasimati ndodhej në Francë pasi prej kohësh po përballet për të dytën herë me kancerin e gjirit, por me sugjerimin e mjekëve ajo u kthye në Shqipëri, për të qëndruar pranë familjes së saj në Vlorë, pasi ashtu si dhe vetë mjekët i kanë thënë, ilaçi më i mirë është pranë njerëzve të shpirtit.

Për shkak se sëmundja kishte avancuar dhe Ina nuk mund të shkëputej nga aparaturat, asaj i duhet të kthehet në vendlindje me charter mjekësor.  Kjo është përballja e dytë me sëmundjen për zyshë Inën.

Të parën kishte kohë që e kishte fituar dhe ishte duke vazhduar jetën e qetë, deri sa një ditë “bota i peshoi sërish mbi supe”.

Teksa çonte djalin në shkollë, kishte ndjerë dhimbje dhe menjëherë kishte shkuar të bënte analizat. E tronditur mësoi se kanceri i gjirit i ishte rikthyer.

 

Po ndodh...

ide