
Shtyhet seanca për ekstradimin e ish luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, flet avokati

Seanca gjyqësore për ekstradimin e ish luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj është shtyrë për në datën 19 shtator.
Herën e kaluar, seanca u shty për shkak se avokatët mbrojtës kërkuan zëvendësimin e gjyqtares Alma Kolgjoka me argumentin se është në konflikt interesi për të shqyrtuar kërkesën për ekstradim.
Një prokuror i huaj ndërkombëtar ka marrë pjesë në seancëne sotme gjyqësore
Ky i fundit mbron kërkesën për ekstradim për t’u përballur me akuzat, për të cilat është lëshuar edhe një urdhër arresti.
Pas shtyrjes së seancës avokati i Goxhajt ka folur për mediat ku dha arsyet sipas të cilave, gjykata nuk duhet të lejojë ekstradimin e Goxhajt drejt Kosovës dhe më pas drejt Holandës.
“Dritani kërkohet që të ekstradohet drejt Holandës e jo drejt Kosovës. Një raport ekstradues ka një parim të shenjtë në ndërtimin e tij. Nuk është territori i Holandës territori i Kosovës dhe nuk ekstradon Shqipëria, shtetas të saj në territorin e Holandës. Dhe për këtë duhet të refuzohej ekstradimi. Vepra që i adresohet Dritanit është e papërcaktuar se përse është penale, pse përbën fakt penal një status në rrjetet sociale. Gjykata e Hagës ka një juridiksion të kufizuar pra vetëm për vepra penale të caktuara dhe vetëm në një kohë të caktuar”- tha avokati.
Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik të këtij viti me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës. Pak ditë më parë e rrëzoi sërish kërkesën për lirimin e tij.
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128