Skandali s*ksual në zyrën e Bashkisë së Kukësit, shtyhet seanca për ish-kryebashkiakun Safet Gjici

13 Qershor 2024, 09:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Skandali s*ksual në zyrën e Bashkisë së Kukësit,

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO-së për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

Seanca gjyqësore për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin, me trupë gjykuese Florjan Kalaja, Miliana Muça dhe Igerta Hysi, ishte caktuar të zhvillohej ditën e sotme (13 qershor) në orën 09:00.

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit dhe Alma Kaçi të përfshirë në skandalin seksual në ambientet e bashkisë së qytetit kanë ankimuar vendimin e GJKKO, që i shpalli fajtorë përkatësisht për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Safet Gjici është dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e Posaçme me një vendim të datës 7 shkurt, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar dënimi i ulet në dy vite.

Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre. Ndërkohë, për Alma Kaçin, gjykata ka dhënë dënimin me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore atë për prostitucion.

Safet Gjici, sipas SPAK, ka përfituar favore seksuale nga Alma Kaçi, duke i premtuar asaj një projekt për qentë, ndërsa kjo e fundit ja ka ofruar favoret, përderisa kryen marrëdhënie seksuale orale në zyrën e punës së kryebashkuiakut.

Para shpalljes së vendimit, Safet Gjici kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i përlotur i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit. Ai akuzoi Abedin Orucin se e sulmoi që të zaptonte pronat e bashkisë.

“Unë kam marrë dënimin më të madh, është dënimi moral. Iu kërkoi falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit”, tha Gjici, i cili akuzoi Oruçin se i publikoi videon intime.

Në vendimin e Gjykatës thuhet ndër të tjera se Alma Kaçi është paguar nga një person me emrin Abedin Oruçi, i cili në këmbim i ka kërkuar që të kryej aktin seksual me Safet Gjicin dhe ta filmojë atë.

GJKKO thote se referuar akuzës është konkluduar që akti seksual është kryer kundrejt dhënies së projektit të qeneve që kërkonte të merrte nga Bashkia Kukës e pandehura Alma Kaçi.

Ish kryebashkiaku Safet Gjici është dënuar nën akuzën për shpërdorim detyre, ndërsa Alma Kaçi nën akuzën e prostitucionit.

Vendimi i GJKKO

Gjykata pasi shqyrtoi provat e marra gjatë fazës së hetimit paraprak të cilat u vlerësuan sipas rregullave të gjykimit të shkurtuar si dhe çmoi vërtetësinë e fuqinë provuese të secilës prej tyre, krijoj bindjen tej çdo dyshimi të arsyeshëm në lidhje me fajësinë e të pandehurve Safet Gjici dhe Alma Kaçi.

Gjatë gjykimit rezultoi e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm se më datë 06.06.2023 në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Kukës (Safet Gjici i pandehur në këtë gjykim) ka ndodhur një akt seksual midis tij dhe të pandehurës Alma Kaçi. Video e cila pasqyronte aktin seksual të ndodhur në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Kukës është publikuar online në media/portale të ndryshme, dhe mbi këtë bazë Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal nr.145/2023 në ngarkim të shtetasit Safet Gjicit (ish-Kryetar i Bashkisë Kukës) lidhur me veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Më datë 22.06.2023 Prokuroria e Posaçme me urdhrin “Për pasqyrimin e të dhënave në regjistër/ndryshimin e cilësimit juridik dhe regjistrimin e emrit të personit nën hetim” ka urdhëruar: 1. Saktësimin e veprës penale në kuadër të procedimit penal nr.145/2023 nga vepra penale e “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ato të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal në ngarkim të personit nën hetim Safet Gjici dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në ngarkim të personit nën hetim Alma Kaçi…

Në përfundim të hetimeve, i pandehuri Safet Gjici është sjellë për gjykim dhe u kërkua deklarimi fajtor i tij lidhur me veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Ndërsa e pandehura Alma Kaçi është sjellë për gjykim dhe u kërkua deklarimi fajtor i saj lidhur me veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Neni 245 i Kodit Penal parashikon “Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet”.

Neni 260 i Kodit Penal parashikon “Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet”.

Në kuptim të dispozitave ligjore të sipërcituara (neni 245 dhe 260 i Kodit Penal) që veprimet e të pandehurve Safet Gjici/Alma Kaçi, të cilësohen si korrupsion aktiv/pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë duhet të provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm se subjekti aktiv (e pandehura Alma Kaçi) ka premtuar, propozuar ose dhënë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, çfarëdo përfitimi të parregullt, funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë dhe ky i fundit subjekti pasiv (i pandehuri Safet Gjici) ka kërkuar ose marrë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të çdo lloj përfitimi të parregullt apo të një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose ka pranuar një ofertë a premtim që vjen nga përfitimi i parregullt, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij.

Organi i akuzës në konkluzione parashtron ndër të tjera: “… Organi i akuzës krijon bindjen se e pandehura Alma Kaçi është e përfshirë në një aferë korruptive edhe referuar këqyrjes së telefonit “Samsung Galaxy J4+”, në përdorim të saj, dokumentuar fakti në procesverbalin e datës 17.06.2023, nëpërmjet të cilit njoftohet fakti se, më datë 06.06.2023, i ka mbërritur një sms nga një numër …. të regjistruar në telefonin e të hetuarës në emër “kabineti Kukës”, me tekst … Sipas deklarimeve të Granit Gjana, të marra më datë 21.06.2023, njoftohet fakti se ky numër i përket atij dhe kjo sms i është dërguar prej tij Alma Kaçit, pas takimit më datë 06.06.2023 në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Kukës. Shtetasi Granit Gjana me detyrën e zv/kryetarit të bashkisë, thërritet nga i pandehuri Gjici, i cili është shprehimisht sekretares i thotë: “Granitin që ti japi nji detyrë aty që të merret me ktë që ka projektin e qenve”.

Njësoj siç edhe në bisedat e zhvilluara ndërmjet Safet Gjicit, Alma Kaçit dhe Granit Gjanës, ky i fundit, në deklarimet e tij njofton faktet se, ishte kryetari i bashkisë Safet Gjici që i kishte kërkuar atij (Granit Gjanës) të dëgjonte projektin e Alma Kaçit dhe t’a orientonte mbi hapat e mëtejshme për realizimin e projektit, për çka dhe më pas ai është larguar së bashku me Alma Kaçin për në zyrën publike të tij, ku ka vijuar diskutimin mbi çështjet e projektit dhe për hapat e mëtejshme që do ndiqeshin nga të dyja palët. Granit Gjana pohon se, i ka sugjeruar Alma Kaçit që t’ia dërgonte me email projektin e detajuar, duke i dërguar për këtë qëllim edhe adresën e tij të email-it. Po ashtu ai pohon se, Alma Kaçit i ka shkruar edhe herë të tjera, për t’i kujtuar që ishte në pritje të projektit sipas porosisë së kryetarit të Bashkisë.

Përputhen provat e sipërvlerësuara edhe me këqyrjen e pajisjes telefonike smartphone, në përdorim të Granit Gjana. I dokumentuar veprimi hetimor i këqyrjes në procesverbalin e datës 22.06.2023, njofton faktet se, në rubrikën e telefonit ka të regjistruar nën emrin Alma Tafa, një numër telefoni që i përket të hetuarës Alma Kaçi. Ndërkohë që në menunë e mesazheve nga Granit Gjana i janë dërguar disa mesazhe numrit telefonik në përdorim nga e hetuara Alma Kaçi, por i paregjistruar me emër ky numër në telefon. I pyetur në lidhje me numrin, Granit Gjana pohon se “Këtë numer ma ka dhënë Safet Gjici që të kontaktoja me të”.

Nga përmbajtja e sms të dërguar nga Granit Gjana më datë 13.06.2023, në orën 08:39, “Me shkruaj ne ….”, dhe përgjigja po me datë 13.06.2023, e përdorueses së numrit telefonik …., se: “te henen do vij ne Kukës”, duket se për të realizuar qëllimin e saj të përfitimit të parregullt, për të cilin i dha favore seksuale kryetarit të bashkisë, e pandehura Alma Kaçi vijon komunikimin me personin e ngarkuar nga i pandehuri Safet Gjici, – pasi ky i fundit pranoi përfitimin e parregullt të llojit favor seksual të ofruar nga e hetuara Kaçi, edhe pas datës 06.06.2023.

Dhe për të plotësuar faktet, Granit Gjana i përgjigjet “Ok”, “Me nis email”, “Po pres email”.

I dokumentuar në procesverbalin e datës 20.06.2023, këqyrja e dokumentacionit të dorëzuar nga e pandehura Alma Kaçi, referuar projektit të paraqitur në zyrën e nënkryetarit të bashkisë Kukës, Granit Gjana, njofton faktet se i tillë projekt ka lidhje me kafshët e pastreha dhe ndihma humane që duhet t’i jepet, e cila shoqërohet nga një kërkesë e shoqatës “Help for Animals”, të firmosur nga drejtuesi i projektit Vangjel Gjiknuri dhe bashkëpunuesja Alma Kaçi. Kërkesa shoqërohet gjithashtu edhe me disa foto të një shelter të rrethuar me disa qen të pranishëm, një ekstrakt historik të regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit “person fizik” me fushë veprimtarie “ndihmë, ushqim dhe strehim për kafshët e braktisura”, konfirmimi i një llogarie bankare në emër të subjektit tregtar, si dhe një projekt i detajuar me kostot e përafërta që nevojiten për realizimin e tij.

Sa më lart, vlerësojmë se në tërësinë e tyre provat e ofruara gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes penale me gjykim të shkurtuar, janë të afta të provojnë tej çdo dyshimi të arsyeshëm se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj favorin seksual ka premtuar/pranuar ta ndihmojë duke thërritur nënkryetarin e bashkisë Granit Gjanën të cilin e ka urdhëruar që të shqyrtojë projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të këshillit bashkiak…”.

Gjykata në pjesën e rrethanave të faktit pasqyroj ato si dhe secilën prej provave të administruara gjatë gjykimit duke përshkruar edhe të dhënat që merren nga çdo provë. Në vijim për të konkluduar drejtë në lidhje me cilësimin juridik të veprimeve të pandehurve Safet Gjici dhe Alma Kaçi, duhet të analizohen provat si dhe të dhënat që merren prej tyre në raport me ligjin. Neni 152 i K.Pr.Penale i titulluar “Çmuarja e provave” parashikon “1. Asnjë provë nuk ka vlerë të paracaktuar nga ligji. Gjykata, pas shqyrtimit të provave në tërësi, çmon vërtetësinë dhe fuqinë provuese të tyre, duke argumentuar arsyet ku është mbështetur për të krijuar bindjen e saj. 2. Ekzistenca e një fakti nuk mund të nxirret nga indicjet përveçse kur këto janë të rëndësishme, të sakta dhe në përputhje me njëra-tjetrën. 3. Deklarimet e bëra nga i bashkëpandehuri në të njëjtën vepër penale ose nga personi i marrë si i pandehur në një procedim që lidhet me të, vlerësohen në unitet me provat e tjera që konfirmojnë vërtetësinë e tyre”.

Referuar akuzës në ngarkim të të pandehurve dhe qëndrimit të organit procedues në kërkimet përfundimtare, deduktohet se është konkluduar që akti seksual (përfitimi i të pandehurit Safet Gjici-Kryetar i Bashkisë Kukës) është kryer kundrejt dhënies së projektit të qeneve që kërkonte të merrte nga Bashkia Kukës e pandehura Alma Kaçi (përfituese eventuale e projektit), duke u konsumuar kështu elementët e veprës penale të korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë (neni 260 dhe 245 i Kodit Penal).

Gjykata pasi bëri një analizë të vlerës provuese të secilës prej provave të administruara si dhe të indicive të cilat janë të sakta e përputhen me njëra tjetrën, vlerëson se qëllimi i vërtetë i të pandehurës Alma Kaçi nuk ka qenë të korruptonte Kryetarin e Bashkisë Kukës, të pandehurin Safet Gjici dhe konkretisht që nëpërmjet aktit seksual me këtë të fundit të merrte projektin e mbrojtjes së qenve nga Bashkia Kukës. Gjykata vlerëson se për të konkluduar drejtë mbi qëllimin e kryerjes së aktit seksual si edhe identifikimin e personave të përfshirë duhet një analizë e plotë e provave dhe indicieve. Nga analiza e provave rezulton qartazi se që në momentet e para të shkuarjes së të pandehurës Alma Kaçi në zyrën e të pandehurit Safet Gjici dhe gjatë gjithë kohës në komunikimet e saj është drejtëpërdrejtë i interesuar shtetasi Abedin Oruçi. Gjykata nga një analizë e kujdesshme dhe e plotë e provave e indicive, krijon bindjen se e pandehura Alma Kaçi ka kryer një shërbim seksual kundrejt pagesës së kryer nga shtetasi Abedin Oruçi.

Rezulton se ky akt seksual është regjistruar nga ana e të pandehurës Alma Kaçi.

Konkretisht, nga këqyrja e dokumentuar me procesverbalin e sipërcituar është përshkruar ndër të tjera pjesa e parë kur e pandehura Alma Kaçi hyn në zyrën e të pandehurit Safet Gjici dhe përshëndeten dhe në vijim pasqyrohet:

Në sfond dëgjohet një audio me volum të lartë dhe disa pëshpërima por nuk kuptohet se çfarë thuhet nga minuta 5 e 55 sekonda deri në minutën e 10 e 01 sekonda.

“RECO0003”, u hap me programin Media Player, video zgjat 10 minuta. Në video shfaqet mbishkrimi i datës 2023/06/06 15:59:27. Ky regjistrim është vazhdimi i videos “RECO0002” në sekondën e 42 të videos shtetësja e identifikuar nga ana jonë si Alma Kaçi merr pajisjen përgjuese e cila e ngre me dorë dhe në këtë moment na shfaqet tavani i zyrës më pas e drejton për nga tavolina ku vihet re shtetasi Safet Gjici në momente intime arrihet të evidentohet një tavolinë e madhe punë një një bufe me kanate xhami ku vihen re disa libra të vendosura në këtë bufe, në këtë moment afrohet dhe shtetësja Alma Kaçi dhe vijon akti seksual.

Në minutën 4 e 16 sekonda pasi ka përfunduar akti seksual vihet re shtetasja Alma Kaçi e cila qëndron në krah të shtetasit Safet Gjici dhe ky i fundit me një kartopecetë po e fshin në pjesët e fytyrës.

A: Kafshë. S’ke gjë, më fshi mirë se herën e parë isha shumë keq.

Alma ulet përballë kryetarit Safet Gjici dhe pajisjen përgjuese e ka në dorë ku vijon biseda si më poshtë.

S: Ça bohet na i gjo.

A: Qesh… he ti ça bën? Do më ndihmosh të bëj një rrethim për qentë apo jo.. Ej na sajo no i punë ktu re të vij të mar i shpi me qera ktu, kam dy shkolla, Shteti do më paguajë sdo më paguash ti.

S: Për qent A: Hë

S: Tani Do shkosh ee, do ta thrras un kte që merrët me kta punën e qenve edhe do tja lesh ato let..

A: letrat po

S: Se sii i ke si duhet kalu me vendim të këshillit kjo aa

A: Se kam gjet gjith atë tokë 400 mijë lekë të vjetra shkonte thurrja me të përdorura

S: Po mirë më se nuk është problem aty problem është që, ne si do ta krymë procedurën që gjithë qentë ti morim ktu ti sjellim atje dhe sa shkon si shkon situacioni preventive

A: Po po