Skandaloze/ Kroacia bllokon një tjetër produkt shqiptar, kremi i fistikut rezulton me prezencë të aflatoksinës
5 Tetor 2025, 18:01 / AKTUALITET

Kroacia bllokon një tjetër ngarkesë me produkte shqiptare në kufi. Mësohet se janë bllokuar një sasi me krem fistiku (pasta pistachio), me prezencë të një toksine helmuese.
Sistemi Evropian RASFF ka njoftuar se ngarkesa me ‘pastën e fistikëve’ apo gjalpë stikash nga Shqipëria është ndaluar në kufi për shkak të prezencës së lartë të Aflatoksinës.
Mostrat për këtë ngarkesë janë marrë nga autoritetet kroate më 8 shtator, dhe pasi ngarkesa ka rezultuar me prezencë të lartë të toksinës është asgjësuar atje.
Njoftimi në sistemin evropian është bërë më 3 tetor, në mënyrë që edhe shtete të tjera që kanë marrë këtë produkt, të bllokojnë tregtimin dhe përdorimin e tij.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
