Skema e “Final 4” dështon me sukses, pjesëmarrje e ulët në sfidën Partizani-Skënderbeu

17 Maj 2024, 20:36 / SPORT ALFA PRESS

Skema e “Final 4” dështon me sukses, pjesëmarrje e
Po luhet pjesa e parë e sfidës Partizani-Skënderbeu takim i vlefshëm për gjysmëfinalen e “Final Four”.

Skema e re e “Final Four”, ashtu siç u shpjegua nga zyrtarët e FSHF-së gjatë gjithë sezonit, u ndërtua me idenë për të bërë sa më të ndjekur Kategorinë Superiore dhe për të kthyer masivisht tifozerinë në stadium.

Por eksperimenti duket i dështuar me sukses në startin e tij nëse merret për bazë prania e mbështetësve të dy skuadrave në duelin Partizani-Skënderbeu, që i hap rrugën këtij mini-turneu për titullin.

Në “Air Albania” prania e tifozerive të të dy skuadrave është mjaft e vogël duke mos i kaluar 6 mijë tifozë dhe stadiumi me 21 mijë vende duket shumë i madh për një ndeshje të tillë.

Pikërisht prania e madhe e tifozerisë ishte argumenti me të cilin FSHF vendosi veton që të gjitha ndeshjet e “Final Four” të zhvilloheshin në “Air Albania”, gjë që nuk ka funksionuar të paktën për këtë sfidë të parë.