Del video e re e përplasjes në xhaminë “Dine Hoxha”. Besimtarët akuza për gylenistë e pushtues

Pamje të reja janë publikuar në rrjete sociale nga përplasja në xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës në Tiranë disa javë më parë.
Në video dëgjohet të thuhet se nuk është bërë asnjë denoncim për Palestinën, ndërsa hidheshin akuza ndaj Myftiut të Tiranës, Lorent Luli.
Në sherrin e ndodhur më 21 shkurt u kërkua të largohet i ftuari, në këtë rast ishte Lorent Luli.
Të pranishmit dhe videot e xhiruara brenda ambienteve të xhamisë konfirmojnë akuzat ndaj myftiut, duke e konsideruar si gylenist, terrorist, dhe si zaptues i postit të myftinistë dhe jo i zgjedhur, duke kujtuar një sërë kundërshtish 4 vite më parë kur u zhvilluan edhe zgjedhjet për organet drejtuese të Komunitetin Mysliman.
Një grup besimtarësh u ngritën duke prishur vizitën e myftiut Luli i cili në prag të muajit të madh të Ramazanit, muaji ku besimtarët mysliman sakrifikohen me agjërim për 30 ditë, zhvillonte takimet e tij në për xhamitë e kryeqytetit për të mbajtur ligjëratat.
@media.independent.fr #shqiperia #kosova #tirana #islam #viral #viralvideo #viraltiktok #leonmolla #fyp #fypシ #fypシ゚viral #fypage ♬ son original - Media Independent
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
