Softa: Vështirësia e zbardhjes së krimeve në familje, shkaku real. Atentatet e rënda ende janë të pa zbardhura

2 Shkurt 2025, 21:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Softa: Vështirësia e zbardhjes së krimeve në familje, shkaku

Në familjen ku babai i moshuar vrau djalin duke e goditur me thikë në tryezën e bukës ka zi dhe dhimbje, pas ngjarjes në shtëpinë që ndodhet në zonën e njohur si Kodra e Priftit në Tiranë.

74-vjeçari Hekuran Gjoni që u vu zyrtarisht nën pranga me akuzën e vrasjes së të birit 37-vjeçar Asimit, ka rrëfyer se si bullizimi dhe dhuna bënë që darka të përfundonte me krim.

Ai ka pretenduar se djali e tallte në vazhdimësi dhe këtë e ka bërë edhe mbrëmjen e të shtunës në kohën kur e gjithë familja ishte në tryezë.

Por Hekuran Gjoni citohet të ketë thënë se ishte goditja e të birit ndaj motrës  akti që sipas tij bëri që situata ti dalë jashtë kontrollit dhe ta godasë me thikë.

Për ekspertin e sigurisë, Fatjon Softa vështirësia e zbardhjes së krimeve në familje, është shkaku real.

Lidhur me atentatet e shënuara gjatë muajit janar të këtij viti, Softa në një intervistë për “Ora News” theksoi se pritet të ketë një analizë vjetore më të detajuar që do të publikohet në mars.

“Sigurisht që puna e policisë në zbardhjen e ngjarjeve të rënda, por vështirësia mbetet tek zbardhja e atentateve që grupet kriminale kanë realizuar.

Fillimi dhe fundi i vitit dhe sezoni i verës mbeten periudhat kryesore kur krimi i organizuar godet.

Edhe rasti i Kamzës është e njëjta gjë, ku kemi një vrasje te postierit dhe autorët janë larguar, kanë djegur makinën dhe një person që është i ndaluar është për armëmbajtje pa leje.

Pra të gjitha këto atentate të pazbardhura që kanë rritur frikën publikut janë pikërisht këto atentate mafioze”, theksoi Softa.

 

 

Po ndodh...