Kreshnik Spahiu: Agjenturat ruse paguajnë miliona për të vjedhur informacione nga TIMS
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se çështja e ndërhyrjes në sistemin TIMS është e një rëndësie të veçantë pasi aty janë të regjistruara informacione sensitive dhe sekrete.
Spahiu u shpreh se në TIMS nuk regjistrohen vetëm hyrje-daljet e shqiptarëve por ka informacione të ndjeshme rreth aksioneve të policisë apo përgjimeve që mund të përdoren edhe nga agjenturat ruse.
“Çështja e TIMS është më rëndësishme se çështja e një tenderi në bashki apo truall në Himarë, në sistemin TIMS preken interesat e 3 mln shqiptarëve dhe diplomatëve. Ja shumë informacione sensitive dhe të regjistruara sekrete. Nuk regjistrohen vetëm hyrje daljet e shqiptarëve, ka informacione rreth aksioneve të policisë, mbi ngjarje jo kriminale që lidhen me përgjime. Dhe përvetësimi i paautorizuar i sistemit TIMS është një rrezik ku mund të dëmtohen interesat e sigurisë kombëtare, e rendit publik dhe policisë e mbrojtjes civile dhe cili mund të jetë qëllimi për t’i përvetësuar?
Mund të ndodhë për 3 arsye; për të shantazhuar çdo individ, e dyta mund të përdoret për interesa mafiozë, banda të ndryshme mund të paguajnë deri 2 mln euro për të marrë informacione ndaj aksioneve të policisë. Mund të përdoret për qëllime agjenturash, për shembull shërbimi rus mund të kërkojë informacione nga sistemi TIMS për gjithë agjentët amerikanë, britanikë, gjermanë që hyjnë e dalin në Shqipëri, kush janë agjentët e kundërzbulimit që bëjnë punë të 2 fishtë për disa shërbime. Kjo është arsyeja pse i dërguari i SHBA i ka shkuar në zyrë ministrit dhe kryeministrit për t’i treguar se sa e ndjeshme është kjo çështje”, tha Spahiu.
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
Nevoja për reformim përpara kolapsit financiar të Bashkisë Vlorë!
Nëna ime Militante
Saliu godet kundërshtarët për ato që ai ka bërë vetë
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128