SPAK mësyn në Elbasan, Karamuço: Çfarë pritet të ndodhë gjatë 24 orëve të ardhshme
25 Nëntor 2024, 21:16 / AKTUALITET

21 masa sigurie u lëshuan sot nga SPAK, mes të cilëve gazetarë, drejtues policie dhe ish-gjyqtarë në kuadër të një operacioni ndërkombëtar.
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi në emisionin “Now” se operacioni i SPAK është në kuadër të Europol dhe Eurojust, i zhvilluar njëkohësisht në disa vende.
Karamuço tha se nesër SPAK pritet të zbulojë rolin e gjithsecilit në grupin kriminal por shumë informacioni pritet të jenë të rezervuara për shkak të sekretit hetimor.
“Ky ka qenë një operacion ndërkombëtar, është në kuadër të Europol dhe Eurojust. Nesër do jepet një narrativë pse është kryer operacioni dhe roli i gjithsecilit, po shumë gjëra do mbeten të rezervuara për shkak të sekretit hetimor”, tha Karamuço.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
Nga Ermal Peçi
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

