Speciale-Shifra dhe fakte/ Dhuna, murtaja që po shkatërron familjen shqiptare!

12 Shkurt 2023, 13:55 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Speciale-Shifra dhe fakte/ Dhuna, murtaja që po shkatërron familjen

Në Shqipëri fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave vazhdon të jetë një sfidë për autoritetet dhe shoqërinë. Denoncimet për dhunë në familje në 5 vitet e fundit sipas Institutit të Statistikave janë rritur me 21%, ndërsa në vitin 2022 u trefishuan krahasuar me 2021. Sipas autoriteteve kjo tregon se ajo ka qenë e fshehur.

Këto janë disa lloje të dhunës së provuar nga gratë dhe vajzat ku mbizotëron ajo psikologjike e më pas fizike.

Speciale-Shifra dhe fakte/ Dhuna, murtaja që po shkatërron familjen

Gjatë viteve të pandemisë së COVID- 19 ky fenomen u përkeqësua, gjë që çoi në rritjen e numrit të vrasjeve të grave dhe vajzave sepse  pandemia i vuri akoma më shumë në rrezik nga dhuna në familje vajzat dhe gratë qe u detyruan të rrinë brenda mureve të shtëpisë me dhunuesit e tyre. Pamundësia për të dalë lirisht jashtë dhe për t’u mbeshtetur tek rrethi i miqve, varësia financiare (një pjese e tyre humbën punën për shkak të pandemisë), mungesa e informacioneve rreth ku mund të kërkonin ndihmë, bënë që fillimisht të uleshin ndjeshëm numrat e denoncimeve. Pas fushatave ndërgjegjësuese lidhur me shërbimet për gratë që vuanin nga dhuna, pati një rritje shumë të ndjeshme të raportimeve dhe telefonatave për ndihmë, në dy muajt e izolimit u trefishuan thirrjet për ndihmë në Linjën Kombëtare të këshillimit falas 116117.

Zyrtarët nënvizojnë se ka disa përmirësime ligjore me qëllim zbutjen e këtij fenomeni ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile thonë së ende mbetet shumë për të bërë.

Sipas shifrave më të fundit të publikuara  nga zyrat e policisë së shtetit dhe INSTAT raportohet për 5213 të dëmtuar nga dhuna dhe nga krimet e tjera në familje, nga të cilët 3760 janë gra/vajza,  një trefishim  krahasuar me 2021 ku raportoheshin 1374 gra dhe vajza. Nga kjo shifër, 2205 prej këtyre grave dhe vajzave të viktimizuara janë lëshuar urdhëra të menjëhershëm mbrojtjeje.

Përtej të rriturve, që shkaktojnë dhunën apo të dëmtuarit të parë, një pasojë po aq e rëndë kalon edhe tek të vegjlit. Përgjatë 2022-shit,  të dëmtuar nga dhuna dhe krime të tjera të ndodhura në familje, janë 266 fëmijë, 109 prej të cilëve janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Për veprën penale “Dhuna në familje”, ka filluar procedimi penal për 1884 raste. Të dëmtuar nga kjo vepër penale kanë qenë 1370 gra/vajza dhe 107 të mitur.

Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

Speciale-Shifra dhe fakte/ Dhuna, murtaja që po shkatërron familjen

Dhuna në familje është një fenomen kaq i përhapur në shoqërinë shqiptare.  Herë me shkak ekonominë e dobët, herë me shkak abuzimi me pijet alkoolike apo drogërat, nga ato të lehta e deri tek të fortat, e jo rrallëherë lojërat e fatit.

Gra që dhunohen psikologjikisht e fizikisht, madje, në disa raste, dhuna ka shkuar deri në ekstrem, duke përfunduar me vrasje.  Në vitin që lamë pas, raste të tilla të dhunës në marrëdhënie familjare, ishin sërish në shifra tejet shqetësuese./ Nertila Doko

 

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128