Sporti në zi! Ndërron jetë legjenda e volejbollit shqiptar
30 Shtator 2024, 10:27 / AKTUALITET
ALFA PRESS
Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare legjenda e vlojebollit shqiptar, Vangjel Koja. Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij, trajneri i ekipit të vajzave të volejbollit Orlando Koja.
Vangjel Koja e ka nisur karrierën si atlet, me pas si basketbollist dhe volejbollist duke u bërë trajner i skuadrës së Dinamos në volejboll për meshkuj.
Ai i ka dhënë shumë këtij ekipi duke fituar disa tituj kampion dhe duke lënë gjurmë edhe në kompeticione europiane. Pasionin për volejbollin Vangjeli ia trashëgoi edhe djalit të tij Orlandos i cili edhe sot po nderon emrin e babait të tij.
Homazhet do të mbahen këtë paradite në kishën e Shën Sotirit e më pas do ti jepet lamtumira e fundit legjendës së volejbollit shqiptar.
Çfarë orfojnë partitë e reja?
Nga Albi Xhunga
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128