Stacioni i fundit/ Zhdukja e Ervis Martinajt, merren në pyetje Avdylajt e Shijakut

25 Tetor 2022, 11:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

Stacioni i fundit/ Zhdukja e Ervis Martinajt, merren në pyetje Avdylajt e

Prej kohësh në medie kanë qarkulluar lajme dhe investigime se stacioni  fundit i Ervis Martinajt përpara zhdukjes, ka qenë Shijaku. Duket se kjo ka qenë edhe një pistë zyrtare e organit të akuzës. Mësohet se këtë të martë prokuroria e Kurbinit ka urdhëruar policinë të marrë në pyetje Jasim Avdylaj dhe Astrit Avdylaj në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.

Pas kësaj dy kushërinjtë Avdylaj janë marrë të dy në pyetje në Durrës nga oficerët e policisë së Lezhës për llogari të Kurbinit. Alibia e tyre dhënë për oficerët e policisë ka qenë monitorimi i vazhdueshëm nga policia.
“Ne jemi në arrest shtëpie jemi të monitoruar nga policia”, mësohet se kanë thënë ata. Më herët është kontrolluar edhe banesa e tyre me vendim gjykate. Kushërinjtë Avdylaj prej kohësh gjenden nën masën “arrest në shtëpi”, për çështjen e dosjes 339 ku del i implikuar edhe ish-kryebashkiaku I Durrësit, Vangjush Dako.

 

Po ndodh...

ide