“Studenti i juridikut...”/ Dritëhijet e Dritan Rexhepit, karteli drogës dhe arratisjet spektakolare nga burgu

24 Shkurt 2024, 21:17 / AKTUALITET SHKRUAR NGA ALFAPRESS

“Studenti i juridikut...”/ Dritëhijet e Dritan Rexhepit,
Dritan Rexhepi është shqiptari që kishte një rol kryesor të rrjetit të drogës në Europë. 

Ai ishte para arrestimit një nga shqiptarët me të kërkuar në botë.

Rexhepi është arratisur nga burgjet e tri shteteve dhe kapur nga Interpoli në Amerikën e Jugut.

I shumëkërkuari u arrestua në Katalunja të Ekuadorit tre vite pas arratisjes nga një burg i Belgjikës.

Shqiptari u ndalua nga policia e Ekuadorit, si pjesë e një grupi që u kap me 278 kilogramë kokainë. Ai kishte ndryshuar pamjen dhe identitetin, por gjurmët e gishtave zbuluan se personi i arrestuar ishte pikërisht 34-vjeçari nga Vlora, emri i të cilit ndodhej në listën e 10 personave më të kërkuar nga Interpoli.

Dritan Rexhepi, i cilësuar si “mjeshtri” i arratisjeve, nuk kërkohej vetëm nga Shqipëria, ku akuzohet për vrasjen e dy policëve në vitin 1999. Ka qenë pikërisht shteti belg, ku Dritan Rexhepi u arrestua për herë të fundit, por arriti të arratisej nga burgu më 2 tetor të vitit 2011.

Gjatë gjithë kohës së qëndrimit në burgun e sigurisë së Lartë në Ekuador, Rexhepi ka mbajtur telefon në qeli ku besohet se prej aty, porositi e drejtoi trafikimin e 283 kg kokaine nga porti Guajakil i Ekuadorit ne portin e Portsmuthit ne Angli. Kjo sasi droge u grabit nga një kontejneri me banane në Angli dhe kjo ngjarje, dyshohet se u bë shkak për rrëmbimin e Jan Prengës, babai i tre fëmijëve me urdhër të Rexhepit, në 17 janar 2020 në Kamëz.

Në vitin 2021, Ekuadori e liroi nga burgu me kufizimin për të mos dalë jashtë vendit, por shpejt, Dritan Rexhepi, i quajtur edhe si mbreti i kokainës apo mjeshtri i arratisjeve, humbi gjurmët dhe nuk u gjet më nga policia në 8 nëntor kur u arrestua nga policia turke.

Si arriti shqiptari të bëhej mbreti i Narcos?

Historia e këtij gangsteri fillon në vitet e trazuara 1990 në Shqipëri. Diktatura e egër e Enver Hoxhës ka rënë dhe kombi është në tranzicion. Disa vite më vonër Rexhepi i tha një gazetari, duke shpjeguar se “unë kisha dy mundësi: t’i dorëzohesha sistemit të kalbur dhe të padrejtë të Shqipërisë, i cili do të më dënonte me burgim të përjetshëm, ose të kërkoja një shans të dytë duke bërë diçka tjetër me jeten time. Kjo është arsyeja pse unë u përfshiva në trafikun e drogës ”.
Pse një student i drejtësisë do të duhej të kishte frikë nga një dënim i përjetshëm? Kësaj pyetjeje iu përgjigj në 2013, kur Rexhepi, tashmë i arratisur, u dënua me njëzet e pesë vjet burg nga gjykata e Tiranës për dy vrasje në 1998, njëra prej të cilave ishte një polic. Jo një student i thjeshtë, pra, por një kriminel i aftë, karriera e të cilit, e cila filloi në realitetin e vrasjeve me kontratë, do të kishte rezultuar së pari në grabitje me armë – në Belgjikë – dhe më pas në trafik droge.

Para se të mbërrinte në Ekuador, Rexhepi kaloi Kontinentin e Vjetër si si i burgosur ashtu edhe si i kërkuar. I dënuar nga një gjykatë lokale për trafik kokaine, ai identifikohet në Hollandë dhe nga atje ekstradohet në Itali në vitin 2008. Ai arratiset nga burgu i Voghera në 2011 duke çarë hekurat dhe zbritur me çarçaf, si në një film. Kapur në Spanjë disa muaj më vonë dhe ekstraduar në Belgjikë, ku ai ishte në kërkim për një grabitje të armatosur, ai u burgos në Antwerp. Pasi u arratis edhe nga atje, këtë herë ai u largua nga Evropa për në Amerikën Latine.

Duke arritur në Ekuador, gjeniu sipërmarrës i krimit ndihmohet nga trafikanti më të rëndësishëm të vendit, Cesar Emilio Montenegro Castillo, i njohur si “Don Monti”, i cili, nga ana tjetër, është në biznes me kartelin kolumbian të Norte del Valle dhe me mbretin e padiskutueshëm të mbretërve të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman.

Kompania Bello

Rexhepi u arrestua në Quito në qershor 2014 gjatë një operacioni që çoi në kapjen e 278 kilogramë kokainë. I dënuar me trembëdhjetë vjet burg, duke i dhënë ryshfet një pjesë të madhe të personelit të burgut ai ishte në gjendje të kishte komoditete të ndryshme, të organizonte takime biznesi dhe të ketë një telefon celular. I mbyllur në një qeli, por me një telefon, Rexhepi përdor kontaktet e tij në Evropë për t’i dhënë jetë Kompania Bello.

Krimet e Dritan Rexhepit

Autoritetet italiane e akuzojnë atë se ka urdhëruar të paktën dy vrasje gjatë qëndrimit në burg, në Ekuador dhe Shqipëri. Shqiptari ka mohuar përfshirjen e tij në këto krime.

Ndërsa në Shqipëri, Dritan Rexhepi, deri në vitin 2014, ishte në top listën e 10 më të kërkuarve nga Interpol Tirana.

Në Shqipëri ai është i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.
Policia shqiptare e ka cilësuar asokohe si vrasësin e parë me pagesë.

Gjithashtu, SPAK e akuzon atë se ka urdhëruar rrëmbimin e 49-vjeçarit Jan Prenga në 17 janar të vitit 2020. Viktima nuk u gjet kurrë dhe supozohet se ka humbur jetën.

Në Barcelonë të Spanjës ai akuzohet se realizoi grabitjen e një prej bankave më të mëdha, mbrëmjen kur gjithë tifozët gjendeshin në shesh duke festuar fitoren e “Champions Lige”-s nga ekipi i Barcelonës.

“Bossi” i drogës ishte arratisur disa herë nga burgu. Në vitin 2008, ai u arratis nga burgu i Pavias në Itali, me makinën e një të moshuare. Si pasojë, u shkarkua i gjithë personeli i burgut.

Ai i shpëtoi policisë nga duart edhe në Shqipëri. Ai u arrestua në vitin 2006 në hollin e një hoteli në Tiranë me dy pistoleta në brez, por me ndihmën e një punonjësi policie që i la derën hapur, u arratis nga komisariati i Durrësit.

Në tetor të vitit 2011, dy muaj pasi ishte vënë në pranga, ai u arratis nga burgu në Belgjikë, së bashku me një tjetër të dënuar. Për këtë arsye ai është cilësuar edhe si “mbreti” i arratisjeve./Alfapress.al

 

Po ndodh...