“Tani mbarova me ty”, fjalët e 68-vjeçarit gjakftohtë pasi vrau me pushkë shqiptarin
15 Shtator 2023, 16:06 / AKTUALITET

Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë ditën e sotme në Pire, Greqi.
Sipas raportimeve të mediave greke, shqiptari i identifikuar si Brigen Limka me origjinë nga Korça u qëllua me pushkë nga një person i moshuar. Viktima dhe autori kishin pasur konflikte edhe herë të tjera. 39-vjeçari, baba i tre fëmijëve punonte në parkingun ku ndodhi edhe sherri fatal.

Mëngjesin e sotëm autori Dhimitris Kutrumanis ka takuar 39-vjeçarin në parkingun në Praxitelous dhe pas një debati të fortë, është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën dhe e ka qëlluar dy herë me gjakftohtësi.

Limka është dërguar në spital por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
“Tani mbarova me ty”, ka bërtitur 68-vjeçari sipas dëshmitarëve pasi vrau 39-vjeçarin shqiptar.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
