
Studiuesi Auron Tare: I dërguam Mirela Kumbaros listën e vilave që duheshin mbrojtur, por i palosën. Na u thafshin duart!

Studiuesi Auron Tare ka hedhur akuza të forta ndaj ministres së Turizmit Mirela Kumbaro duke e cilësuar atë si një shkatërruese të identitetit kulturor të kryeqytetit gjatë kohës që mbante postin e ministres së Kulturës. Sipas tij, zonja Kumbaro shembi të gjithë vilat monument të Tiranës duke e shndërruar kryeqytetin në një vend pa pika reference.
“Me zotin Lame dhe me Zotin Shkreli në 2013-ën punuam dhe bëmë një listë të madhe të të gjithë vilave, që duheshin futur në mbrojtje në Tiranë dhe ja dhamë zonjës Kumbaro. Edhe na u thafshin duart sepse ngaqë i zbuluam ku ishin gjysma ikën, u palosën. E kam akoma atë dosjen që bëmë atëherë, punuam për qejfin tonë me kënaqësi duke menduar që do futeshin në mbrojtje. Ikën të gjitha. Tani Tirana nuk ka më pikë reference.” – deklaroi Tare në MCN.
Auron Tare ka kundërshtuar me forcë edhe nismën më të fundit të qeverisë për të ndërtuar restorante dhe hotele në zonën e Kalasë së Petrelës.
“Askush nuk i kthen kalatë në restorante, vetëm shqiptarët e kanë bërë. Kam frikë dhe jam i bindur se nuk është më çështje e Ministrisë së Kulturës, kjo është çështje e shoqërisë shqiptare e cila nuk ka më asnjë lloj ndjesie, përveç ndeshjes së kombëtares.” vijoi Auron Tare.
Sipas tij, indiferenca dhe mosreagimi i shoqërisë po ja bënë më të lehtë abuzuesve që të shkatërrojnë trashëgiminë kulturore të vendit.
“Nuk kam më besim se do të vlerësohet trashëgimia kulturore. Nuk ka asnjë lloj interesi për çështje të tilla të trashëgimisë kulturore. Ti shiko Tushemishtin, do bëhen pallate atje. Petrela është një kryevepër, ka një histori të jashtëzakonshme nuk ka nevojë për projekte të tilla. Nuk është vetëm çështja e qeverisë dhe ndërtuesit, është dhe e atij që ka trashëgiminë që nuk ka ndjesinë të ruajë vilën e gjyshit dhe stërgjyshit,” tha Auron Tare.

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128