Të dënuar për plagosje, arrestohen 2 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim, pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje.
Policia bën me dije se shtetasi M. H., 31 vjeç, ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 2 muaj e 22 ditë burg.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe vunë në pranga shtetasin M. H., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 2 muaj e 22 ditë burgim”, njoftoi sot policia.
Ndërkohë, një tjetër i arrestuar, shtetasi E. F., 29 vjeç, ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 4 vite e 6 muaj burg për të njëjtën vepër penale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. F., 29 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 8 muaj e 22 ditë burgim”, thuhet më tej në njoftim e policisë.
Po ndodh...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
