Rei Manajn po e presin në aeroport, emri i tij del edhe tek ekipi që bëri mrekullinë ndaj Realit në Spanjë

31 Janar 2026, 15:08 / SPORT ALFA PRESS

Rei Manajn po e presin në aeroport, emri i tij del edhe tek ekipi që

Rei Manaj po rikthehet te klubi ku spikati. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të zbarkojë sot në Sivas, për të firmosur me Sivasporin. Klubi i Ligës së Parë në Turqi e rikthen Manajn pas gjysmës së parë të sezonit ku me Sharjah FC ishte gjithçka për t’u harruar.

Në Turqi do të ketë tifozë të Sivasporit, që do e presin sulmuesin shqiptar. Aktualisht Manaj po udhëton drejt Sivasit, ndërsa një foto u shpërnda më parë me të.

28-vjeçari do kërkojë të kthehet te forma më e mirë. Interesant është fakti se emri i tij doli në skenë edhe për Albaseten ku numëron më tepër ndeshje pas Sivasporit.

Transferimi te klubi që eliminoi Realin në Kupën e Mbretit nuk mund të finalizohet. Kjo pasi Manaj e tha fjalën e tij për të ardhmen.

Po ndodh...

ide