Sali Berisha i rrethuar me "intelektualë", sulmon Topin, Bashën, Alibeajn, Patozin: Janë pseudointelektualë!

31 Janar 2026, 13:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Sali Berisha i rrethuar me "intelektualë", sulmon Topin,

Kreu i PD, Sali Berisha i cili është i rrethuar nga "intelektual" si Flamur Noka, Albana Vokshi, Klevis Balliu etj, ka sulmuar Bamir Topin, Lulzim Bashën, Astrit Patozin, Enkelejd Alibeaj, etj, duke i quajtur, pseudointelektual!

Pyetje: Në kuadër të tryezës së dialogut politik, a mendoni se intelektualët duhet të ftojnë dhe Bamir Topin, Lulzim Bashën, Alibeajn, Patozin etj.

Sali Berisha: A po flet për intelektualë apo pseudointelekual. Më fal, të lutem. Unë e di që ndofta kjo nuk të vjen për shtat, por unë ta them me sinqeritet dhe më del nga zemra.

Dhe të lutem shumë, për tu bindur për këtë, ktheu pak në vitin 1990 dhe lexo, një intervistë që i kam dhënë gazetës Drita dhe mund të jesh i pari njeri që i them lexo diçka timen, se nuk është kurrë në zakonin tim, në të cilin unë bëj dallimin në intelektual dhe pseudointelektual.
E kisha problem shumë këtë, sepse kishte intelektual të vërtetë, kishte të tjerë, pastaj që quheshin intelektual dhe silleshin si pseudointelektual.

Tani këta janë fatkeqësia, pseudointelektualët janë fatkeqësia e kombit, janë mjerimi kombëtar, kështu që unë them, që më mirë të mos i ngatërrojmë.
A të bëj një pyetje tani ty.

A nuk patën rastin ata për të qenë në të mirë të Shqipërisë. Kjo parti a nuk u dha atyre çdo mundësi.

Të lutem, a nuk u dha tyre çdo mundësi, dhe çfarë e përdorën.

Mirësitë e Bamir Topit ishin pronat e tij, të Lulzim Bashës, pasurimi i tij dhe shkatërrimi. Për atë tjetrin shko e pyet ata që u drejtojnë fushatën se çfarë të thonë.

Prandaj mos bëjmë fjalë me pseudointelektual.
Më gjej intelektual të vërtetë dhe unë, ç’është e vërteta kam nderimin më të madh.

Po ndodh...

ide