Rama shmang përballjen me vlonjatët, dërgon Spiropalin: Ja se do të flas me kryetaren

31 Janar 2026, 12:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama shmang përballjen me vlonjatët, dërgon Spiropalin: Ja se do

Pasi anuloi vizitën e parashikuar në Vlorë, kryeministri dërgoi ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, në bastionin e PS-së, i cili gjatë muajve të fundit është përballur me një sërë problematikash.

Spiropali u takua me tregtarët e Vlorës, të cilët prej ditësh protestojnë kundër vendimit të bashkisë për zhvendosjen e tyre nga zona e Tregut Industrial, për t’i hapur rrugë rindërtimit të këtij tregu.

Gjatë takimit, Spiropali pranoi se nuk kishte qenë në dijeni të plotë për situatën dhe premtoi se do të bisedojë me kryetaren e bashkisë dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak për të kuptuar më nga afër problematikën e tregtarëve.

“Do të flas me kryetaren dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak që të njihem më konkretisht me problemin tuaj”, u shpreh ajo.

Tregtarët kundërshtojnë vendimin e bashkisë për ngritjen e dy tregjeve të përkohshme: tregu i fruta-perimeve në lagjen “24 Maji” dhe tregtimi i mallrave të tjera në zonën industriale të Çolës.

Ndërkohë, Vlora është përballur me disa problematika serioze gjatë festave të fundit. Qyteti mbeti pa ujë për disa ditë për shkak të çarjes së një tubacioni, ndërsa më pas u përfshi nga përmbytje për shkak të kanalizimeve dhe busteve të bllokuara, duke bërë që uji të vërshojë në rrugë dhe në banesa.

Po ashtu, me vendimin e ri të Lorena Goxhobellos për transferimin e Kadastrës së Vlorës, qytetarët janë të detyruar të udhëtojnë drejt Tiranës për çdo dokument pronësie.

Po ndodh...

ide