Mbolli drogë pranë shtëpisë, arrestohet 25-vjeçari në Malësi të Madhe

Një 25-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim me familjarët e tij.
I arrestuari është shtetasi me iniciale G.Sh, ndaj të cilit Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Sipas hetimeve, ai dyshohet se së bashku me familjarët ka kultivuar 1 275 bimë narkotike në tokën pranë banesës së tyre, në fshatin Aliaj.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ndaluan shtetasin G. Sh., 25 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën pranë banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1275 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë më datë 04.09.2025.“, tha policia.
Po ndodh...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
