Zhvasnin qytetarët me kontrata fiktive apartamentesh, ky është çifti i arrestuar në Tiranë

31 Janar 2026, 14:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zhvasnin qytetarët me kontrata fiktive apartamentesh, ky është

Personat që shikoni në foton e mësipërme janë Elvis Ramca dhe Veriana Ziu, çifti i bashkëjetuesve, të arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohen për mashtrim me blerje fiktive të apartamenteve.

Sipas Policisë, Ramca dhe Ziu, iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash qytetarëve, duke iu premtuar se do t’iu blinin apartamente.

Pasi përvetësonin paratë, 2 shtetasit falsifikonin mandate banke, për të mashtruar qytetarët se paratë ishin depozituar.

Më pas, dokumentet false i paraqitnin dhe te përfaqësues të shoqërive në fushën e ndërtimit, me qëllim lidhjen e kontratave fiktive, për shitblerje apartamentesh.

Sipas raportimeve, deri më tani janë 2 raste të dokumentuara pas denoncimeve, me 2 apartamente me vlerë rreth 150 mijë euro secili.

Hetuesit dyshojnë që përpos dy rasteve të përmendura të ketë edhe të mashtruar të të tjerë, për të cilët thuhet se po punohet për zbardhjen e tyre.

 

 

Po ndodh...

ide