Fitore për Kukësin, Laëi ruan vendin e dytë, Pogradeci në ndjekje

Janë zhvilluar sot katër ndeshje të vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Parë, ku Kukësi, Pogradeci, Laçi dhe Iliria dolën nga fusha me nga tri pikë të rëndësishme.
Kukësi arriti një fitore minimale përballë Besës, ndërsa Laçi triumfoi me të njëjtin rezultat ndaj Luftëtarit. Këto suksese u lejojnë kurbinasve dhe verilindorëve të vijojnë ecurinë pozitive, duke qëndruar në ndjekje të Skënderbeut kryesues.
Pogradeci konfirmoi formën e mirë duke mposhtur Korabin me shifrat 3-1, një fitore që mban liqenorët të ngjitur pas kreut të renditjes.
Nga ana tjetër, Iliria siguroi tri pikë mjaft të vlefshme në përballjen ndaj Apolonisë. Ky sukses e rikthen skuadrën në zonën “play off”, duke rritur ndjeshëm shanset për fazën finale të sezonit.
Java e 20-të do të mbyllet ditën e nesërme me takimin mes Lushnjës dhe Burrelit, i programuar të startojë në orën 13:30.
Po ndodh...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
