Durrës/ Tentoi t’i shpëtojë arrestimit, 45-vjeçari përplas makinën e policisë

Një 45-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi dyshohet për shpërndarje të drogave të forta dhe përfshirje në disa vepra penale. I arrestuari është Julian Ismailaj.
Sipas njoftimit në momentin kur shërbimet e policisë janë afruar për kontroll, Ismailaj është larguar me shpejtësi me automjet, duke tentuar t’i shpëtojë ndalimit.
Gjatë ndjekjes, ai ka përplasur automjetin që drejtonte me mjetin e policisë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa persona të lënduar.
“I përfshirë në shitje drogash të forta, autor i dyshuar vjedhjesh dhe posedues armësh të ftohta, arrestohet 45-vjeçari Julian Ismailaj.
I arrestuari, gjatë tentativës për t’u larguar, përplasi me automjetin që drejtonte në efektin e lëndëve narkotike, automjetin e Policisë që i ishte vënë në ndjekje. Nga kontrolli në automjet u gjetën sasi Heroine, sasi Kokaine dhe 1 elektroshok.
Shpallet në kërkim 1 bashkëpunëtor i 45-vjeçarit, në vjedhje, dhe 1 bashkëpunëtor tjetër, në shitjen e lëndeve narkotike (ky i fundit i kishte dhënë 45-vjeçarit, automjetin, me qira).“, njofton policia.
Po ndodh...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
