Rama viziton sot Vlorën, tregtarët protestojnë kundër zhvendosjes nga tregu aktual

31 Janar 2026, 11:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama viziton sot Vlorën, tregtarët protestojnë kundër

Tregtarët e Vlorës dolën sot në protestë ara Teatrit “Petro Marko”, pas vendimit të Këshillit Bashkiak për zhvendosjen e tyre nga tregu aktual.
Protestuesit shprehen se nuk janë konsultuar fare për vendimin dhe akuzojnë kryetaren e bashkisë se po tallet me ta.

“Tregu po na merret për të ndërtuar pallate,”, -thonë tregtarët, ndërsa theksojnë se asnjë përfaqësues i tyre nuk u pranua gjatë procesit të vendimmarrjes. Vizita e paralajmëruar e kryeministrit Edi Rama në

Vlorë vjen në një moment kur tensionet midis bashkisë dhe komunitetit të tregtarëve janë të larta, duke krijuar një atmosferë pritjeje për reagimin e tij ndaj situatës.

Tregtarët kërkojnë që procesi i zhvendosjes të shtyhet dhe të bëhet me pjesëmarrjen e tyre aktive në vendimmarrje. Sipas vendimit, sektori i fruta-perimeve do të vendoset në tregun e Çoles, ndërsa tregtarët industrialë do të kalojnë në tregun e Shumicës në Jalli të Nartës.

Po ndodh...

ide