Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, thyhen xhamat e një lokali

11 Mars 2023, 08:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, thyhen xhamat e

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në drejtim të një lokali në Kamëz. Sipas policisë në bulevardin “Donald Trump”, janë thyer (dyshohet me armë zjarri) xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N. M.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, lokali ka qenë i mbyllur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 11.03.2023, rreth orës 05:10, në Kamëz, në bulevardin “Donald Trump”, janë thyer (dyshohet me armë zjarri) xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N. M.. Lokali në ato momente ka qenë i mbyllur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Po ndodh...