Tentoi të dilte nga Shqipëria me kanabis me vete, arrestohet 34-vjeçari në Muriqan

Policia Kufitare në Muriqan ka arrestuar një 34-vjeçar nga Shqipëria, pasi dyshohet se donte të dilte nga vendi me një sasi lënde narkotike. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanweb se në pranga përfundoi shtetasi Vilson Tahiri.
“Tentoi të dilte nga Shqipëria, me një sasi cannabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari. Sekuestrohen lënda narkotike, si dhe automjeti dhe celulari i të arrestuarit”, njofton policia.
Njoftimi:
Tentoi të dilte nga Shqipëria, me një sasi cannabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari.
Sekuestrohen lënda narkotike, si dhe automjeti dhe celulari i të arrestuarit.
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Shkodër, vuri në pranga shtetasin V. T., 34 vjeç, banues në Malësi të Madhe.
Nga kontrolli i kryer në dalje të RSh-së, në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në 3 qese të vogla.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



