Tentoi të grabiste zyrën e Postës Shqiptare në Shkodër, autori i pa identifikuar
6 February 2026, 19:39 / AKTUALITET

Një person ka tentuar që të vjedhë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të filialit të Postës Shqiptare dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë monetare, por nuk ka mundur ta marrë dhe gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
Nga Indrit Gjyzeli
ide
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
Nga Edison Lika
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Nga Irena Beqiraj
Atdheu pa semaforë
Nga Ervin Qafmolla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

