“Tetori Rozë”, Rama thirrje për gratë dhe vajzat: Të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale thirrjen për të gjitha gratë dhe vajzat që të bëjnë mamografinë këtë Tetor Rozë.
“Dhe me këtë thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat, që në këtë TetorRozë të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë, si dhe një kujtesë për të gjitha familjet, që të kujdesen që nëna, gruaja, motra, vajza, të kryejë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bashkë me kampionen e atletikës Luiza Gega, përmes një mesazhi, i kanë bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave, për të mos neglizhuar kontrollin e gjirit. Në muajin e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, ministrja Manastirliu i ka bërë thirrje të gjitha grave të nxitojnë të bëjnë mamografinë.
Kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega, iu bashkua kauzës me këtë mesazh: Jemi bashkë për të çuar zërin tonë te çdo grua! Mos e lini për nesër kujdesin për veten. Bëje mamografinë sot! Kontrolli i hershëm shpëton jetën!
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të vijojë përgjatë gjithë muajit një fushatë ndërgjegjësimi për tetorin rozë me moton “Vrapo për jetën”./tvklan.al
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
