Tiranë/ 33-vjeçari hidhet nga kati i tretë i pallatit, një grua konsumon fotoksinë
29 Maj 2025, 15:19 / AKTUALITET

Dy ngjarja të rënda janë regjistruar këtë të enjte në Tiranë.
Autoritetet policore raportojnë se shtetasi A. I., 33 vjeç, dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i një pallati ku banonte. Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Dyshohet se i riu e ka ndërmarrë aktin e rëndë në kushte të rënduara psikologjike.
Ndërkohë, raportohet edhe se një shtetase 60 vjeçe dyshohet se ka konsumuar fotoksinë në banesën e saj. Ajo është dërguar për mjekim, në spital dhe aktualisht është në kujdesin e mjekëve.
Policia thotë se grupet hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave të të dy rasteve.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



