Tiranë/ Grabitet me armë një kioskë në zonën e ish-Bllokut

8 Dhjetor 2024, 18:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tiranë/ Grabitet me armë një kioskë në zonën e

Një kioskë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet është grabitur para pak minutash.

Pronarja e kioskës thotë se një person i paidentifikuar i ka marrë disa shuma parash.

Sipas saj, autori ishte i armatosur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet.

Më datë 08.12.2024, rreth orës 17:10, në një kioskë në zonën e Ish-Bllokut, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi akoma të papërcaktuar (paraprakisht dyshohet pistoletë lodër), i ka vjedhur rreth 300 lekë të rinj shitëses së kioskës dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. 

 

Po ndodh...