
Tiranë/ Organizonin lojëra fati, arrestohen 4 shtetas

4 shtetas janë vënë në prangat e policisë në Tiranë pasi organizonin lojëra fati.
Gjithashtu policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 7 celularë, 92 600 lekë të rinj dhe 475 euro të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.
Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit me iniciale: A.M., 25 vjeç, E.S., 22 vjeç, Sh.N., 32 vjeç dhe A.S., 36 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Ndërkohë u proceduan penalisht shtetasit A.M., 50 vjeç, O.Sh., 23 vjeç dhe një i mitur 16 vjeç.
Njoftimi i Policisë:
“Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike finalizon pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacionin policor të koduar “Turbulencë”.
Vihen në pranga 4 shtetas të cilët kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, për organizimin e lojërave të fatit, si dhe ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve. Procedohen penalisht 3 të tjerë.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive, 92 600 lekë të rinj, dhe 475 euro, të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet i paligjshëm.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Turbulencë”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. M., 25 vjeç, E. S., 22 vjeç, Sh. N., 32 vjeç, A. S., 36 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit A. M., 50 vjeç, O. Sh., 23 vjeç, dhe një i mitur 16 vjeç.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte të vëna në dispozicion për organizimin e lojërave të fatit, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për këtë veprimtari, 92 600 lekë të rinj, dhe 475 euro, shuma të përftuara nga ky aktivitet i paligjshëm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128