Tragjike/ Humb jetën 18-vjeçari shqiptar në Itali, shpëton babai i tij (EMRI)

Një 18-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali, pasi u përfshi në një aksident. Admir Hoti, ishte duke drejtuar mjetin, e në krahun e pasagjerit kishte të atin, që fatmirësisht shpëtoi. I riu është me origjinë nga Kosova dhe jetonte në Concordia Sagittaria, raportojnë mediat italiane.
Dyshohet se toka e lagur u bë shkak që mjeti të humbiste kontrollin. I riu u dërgua me urgjencë në spitalin Angelo në Mestre për t'iu nënshtruar një operacioni, mirëpo s'ja doli dot të mbijetonte.
Gjithçka ka ndodhur rreth orës 20 të mbrëmjes së 10 majit, në shtrirjen e unazës Mattei që të çon nga viadukti i rrethrrotullimit të Alpinit drejt Noiarit. Në përplasjen janë përfshirë dy makina. Mjeti i Hotit, Fiat Grande Punto e cila po lëvizte nga San Stino në drejtim të Portogruaro, kaloi nëpër rrethrrotullim, por shoferi humbi kontrollin.
Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje me tre autoambulanca, zjarrfikëse dhe dy patrulla karabinierësh.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
