Tritol makinës në Krujë, nisin menjëherë hetimet për identifikimin e autorëve

23 Mars 2025, 10:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tritol makinës në Krujë, nisin menjëherë hetimet

Rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti” dyshohet se në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi Elton Kani, 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.