U aksidentua në vitin 2021 arrestohet pas tre vitesh 54-vjeçari në Dibër

1 Shkurt 2024, 13:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

U aksidentua në vitin 2021 arrestohet pas tre vitesh 54-vjeçari
Ndalohet nga policia një 54-vjeçar për shkeljen e shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. 54-vjeçari në vitin 2021 duke drejtuar mjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë mbeti i lënduar një pasagjer i cili ndodhej me të ku pas disa ditësh humbi jetën në spital. 

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë bërë ndalimin e shtetasit 54 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ky shtetas në vitin 2021, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë mbeti i lënduar një pasagjer i cili pas disa ditësh humbi jetën në spital. 54-vjeçari, në atë kohë kishte deklaruar se automjetin e drejtonte viktima dhe jo 54-vjeçari. Në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, u dokumentua dhe u zbardhën rrethanat e kësaj ngjarjeje, si dhe u bë ndalimi i shtetasit.

Po ndodh...