U arrestua në lokalin pranë shtëpisë, momenti kur Safet Gjici mbërrin me pranga në duar në Drejtorinë e Policisë

Ish-kryebashkiaku Safet Gjici u arrestua sot nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit nën akuzën për korrupsion aktiv dhe pasiv dhe shpërdorim detyre.
Ndërkohë, kanë dalë dhe pamjet e momentit kur ish-kryebashkiaku shoqërohet me pranga në duar në Drejtorinë e Policisë. Nga ku më pas është shoqëruar për në bllokun e sigurisë te “Mine Peza”.
GJKKO ka caktuar masë arresti për Gjicin. Në 16 qershor të njëjtën ditë kur u publikua skandali seksual i Gjicit në zyrën e bashkisë, SPAK nisi hetimet për ish-kryebashkiakun e shkarkuar.
Ai u arrestua këtë pasdite teksa ndodhej në një lokal poshtë shtëpisë së tij.
5 ditë më parë Byroja Kombëtare e Hetimit sekuestroi serverin e kamerave të sigurisë në Bashkinë e Kukësit, për llogari të hetimeve të nisura ndaj ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit.
Prokuroria e Posaçme hapi çështje penale kryesisht me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” ndaj Safet Gjicit, pas publikimit të videos më 16 qershor 2023.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
