
U arrestua për tenderin 2 mln lekë/ Kjo është sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë, u gjobit edhe nga KQZ

Kjo është Joana Duro, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë e cila u arrestua mbrëmjen e djeshme me urdhër të SPAK, së bashku me një tjetër punonjëse të Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto.
Dy zyrtaret janë arrestuar nën akuzën për korrupsion dhe ryshfet. Duro është arrestuar në flagrancë nën akuzën për korrupsion, në lidhje më një tender me vlerë dy milionë lekë.
Por emri i Duros nuk është i panjohur për medien. Pak kohë më parë, Duro është gjobitur nga kryekomisioneri KQZ-së, Ilirjan Celibashi pasi ajo kishte shkelur kodin zgjedhor, duke përdorur faqen zyrtare të institucionit në Facebook, për shpërndaje të sloganeve politike të Partisë Socialiste.
Kryeministri Edi Rama reagoi një ditë më parë për arrestimin e dy zyrtareve, duke theksuar se ishte vetë PS që hapi kutinë e Pandorës. Ai e konsideroi një rast të rëndë, ndërsa shtoi se nuk ka kompromis me askënd kur bëhet fjalë për shkelje.
“Para pak orësh dëgjova për një situatë që realisht të vë në siklet të jashtëzakonshëm. Një Sekretare e Përgjithshme që kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Natyrisht që ana e, si të thuash, ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person i cili është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti dhe unë uroj që të ketë sa më shumë të tilla por ama nuk mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla sepse është realisht diçka e rëndë".

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128