U emërua pas arrestimit të Indrit Cërloj, drejtori i komanduar i burgut të Durrësit pëson hemoragji cerebrale

19 Janar 2026, 09:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

U emërua pas arrestimit të Indrit Cërloj, drejtori i komanduar i

Drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar një hemorragji cerebrale. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Burime zyrtare njoftojnë se Llabani ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po merr trajtim mjekësor. Në ambientet e spitalit ndodhet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose.

Edmond Llabani ishte emëruar në detyrën e drejtorit të komanduar të burgut të Durrësit vetëm katër ditë më parë. Deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Po ndodh...

ide