U kap me kokainë me vlerë 300 mijë euro në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali
25 Janar 2025, 17:34 / AKTUALITET

Policia e Bolonjës arrestoi një shtetas shqiptar 26-vjeçar, të cilit i gjetën rreth 3.5 kilogramë kokainë, e ndarë në 4 blloqe të fshehura në një ndarje të krijuar posaçërisht nën sediljen e pasagjerit të parë të makinës.
I riu shqiptar, me banim në zonën e Milanos, ishte në timonin e një Mercedesi dhe u ndalua gjatë një prej kontrolleve të trafikut rrugor në Bolonja.
Sipas mediave në Itali qëndrimi i tij nervoz dhe i padurueshëm ka bërë që efektivët të kontrollojnë makinën, deri në zbulimin e lëndës narkotike, me peshë totale 3.44 kilogramë.
Sasia e kokainës së sekuestruar mund të arrinte deri në 300 mijë euro.
-
-
Skënderbeu-Teuta, durrsakët shënojnë golin e avantazhit
25 Janar, 17:11
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


