U përplas me avokatët dhe theu bojkotin/ Eni Çobanit rrezikon t’i hiqet licensa

13 Korrik 2022, 22:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

U përplas me avokatët dhe theu bojkotin/ Eni Çobanit rrezikon

Avokates Eni Çobani rrezikon t’i hiqet licensa e ushtrimit të profesionit të saj, pasi ka thyer bojkotin e avokatëve, duke marrë pjesë në një seance gjyqësore në Gjykatën e Faktit në Përmet, megjithëse avokatët në të gjithë vendin kanë 1 muaj që po bojkotojnë seancat, në kundërshtim të hartës së re gjyqësore.

Mësohet se avokatët e Përmetit janë përplasur me avokaten Çobani në hyrje të gjykatës, por ajo ka hyrë në godinë duke thyer bojkotin.

Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër, ku pjesë janë edhe avokatët e Përmetit, ka siguruar procesverbalin e seancës gjyqësore në Gjykatën e Përmetit dhe i ka dërguar Komitetit të Disiplinës të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë një ankesë ku i kërkohet marrja e masave ndaj Eni Çobanit me heqjen e licensës.

Po ndodh...