U qëlluan me breshëri plumbash nga bashkëfshatari teksa po pinin kafe në lokal, i jepet sot lamtumira e fundit dy viktimave

11 Shtator 2024, 09:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

U qëlluan me breshëri plumbash nga bashkëfshatari teksa po pinin

Një sherr mes dy të rinjve, u bë shkak i një tragjedie të rëndë të ndodhur në fshatin Kurjan të Roskovecit ditën e djeshme, 10 shtator.

Gramos dhe Lavdmir Kurtaj, 52 dhe 46 vjeç u vranë me armë zjarri nga Altin Kuka, i cili u vetëdorëzua në polici pa krimit.

Dy viktimat do të përcillen sot në orën 15:00 për në banesën e fundit.

Ngjarja e rëndë u shënua në orën 14:00 të 10 shtatorit 2024 para një lokali të vogël në pronësi të familjes, Kurtaj, shumë pranë banesave të viktimave.

Altin Kuka kishte shkuar bashkë me të birin 21 vjeç për t’u sqaruar pas një konflikti që kishte pasur i biri me djalin e Gramos Kurtajt. Policia po punon për të zbardhur motivin e sherrit të të rinjve që çoi në vrasjen e dyfishtë.

Pas ngjarjes u shoqëruan në polici dy djemtë e autorit, Erivs dhe Emaurisio Kuka, 21 dhe 18 vjeç.  Është sekuestruar arma e krimit automatik dhe makina e autorit. Hetimet për këtë vrasje të dyfishtë pritet të hedhin më shumë dritë mbi shkaqet dhe rrethanat.

 

Po ndodh...