U shoqërua në polici/ Ja çfarë deklaroi shoferi i kazinosë ku punonte keniania

Ditën e sotme, efektivët e Komisariatit numër 1 kanë shoqëruar Rodin Barçi shoferin e kazinosë, ku ishte punësuar vajza keniane, Joy Ayoko, e cila u dhunua barbarisht disa muaj më parë dhe si pasojë ndërroi jetë.
Mësohet se Barçi ka mohuar të ketë pasur lidhje me 22-vjeçaren apo ndonjë konflikt të mundshëm.
Ndërkohë, me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës së Tiranës janë kryer kontrolle në banesën e shoferit.
Nga burime të grupit hetimor mësohet se po me urdhër prokurorie, pak ditë më parë janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë me të cilët vajza 22-vjeçare punonte në kazino.
Ata janë konsideruar si persona që mund të kenë djeni për rrethanat e ngjarjes janë marrë një pjesë e stafit dhe drejtues të kazinosë ku janë verifikuar edhe procedurat e ndjekura për punësimin e kenianes.
-
EMRI/ Vrasja e kenianes 22-vjeçare, shoqërohet shoferi i kazinosë
25 Shkurt, 09:23
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

