
U tha se do vriste avokatin, babai i Laert Haxhiut: Akuzat për tim bir janë të pavërteta

Qamil Haxhiu, babai i Laert Haxhiut ka mohuar të gjitha akuzat e bëra ndaj djali të tij pas dëshmisë që ka dhënë Artan Tafani, i penduari i drejtësisë.
Ai është shprehur në emisionin "Breaking" se Tafani është person i dënuar dhe problematik dhe se nuk ka asnië lidhje miqësore me djalin e tij. Haxhiu ka folur edhe për emrin e avokatit nga Lushnja, Adriatik Dogës, për të cilin i penduari i drejtësisë tha se ishte në listën për tu eleminuar. Ai tha se kjo gjë nuk ishte e vërtetë dhe se në momentin që po fliste ishte në lokalin e avokatit. Gjithashtu hodhi akuza ndaj policisë së shtetit dhe tha se djali i tij nuk ka besim te drejtësia shqiptare.
“Artan Tafani është i dënuar dhe problematik. Nuk është shok mik me djalin tim. Akuzat ndaj tim bir të pavërteta. Tani që po flas jam te lokali i Adriatik Dogës. Ai do të dal të flas vetë për këtë cështje. Tafani duhet të nxjerrë fakte, pamje filmike dhe biseda. Laerti nuk beson të drejtësia shqiptare”, ka thënë ai.

ide

Parodi mbi dashurinë time: ngjarje reale, më 08 dhjetor 2023


Kuvendi berishist: As frymë, as numra!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128