U tradhëtua?/ Udhëtimi i fundit i Vis Martinajt, përpara se të zhdukej përfundimisht, detaje të reja

Pamjet filmike të sekuestruar nga blutë në një hotel në Durrës ku shfaqet efektivi i arrestuar i policisë, Jeton Lami dhe i shumëkërkuari Ervis Martinaj, në fakt janë dhe gjurmët e fundit të këtij të fundit. Mësohet se në video shfaqet Martinaj me një vajzë misteriozë dhe efektivi Lami, ndërsa ky i fundit lihet vetëm pasi i shumëkërkuari largohet. Pamjet janë marrë nga kamera sigurie në qytetin e Durrësit, por dhe në Tiranë, ku Martinaj, vajza në fjalë dhe oficeri Lame shihen në të njëtin ambient.
Lami dallohet qartë që e ka shoqëruar me makinë më datën 7 gusht 2022, datë e cila përkon vetëm një ditë para zhdukjes së të shumëkërkuarit. Me datë 8 gusht xhaxhai i Ervis Martinajt tregou se është data e fundit që kanë kontaktuar me të, teksa denoncoi zhdukjen e tij, duke thënë se prej tri ditësh nuk komunikonin me të asnjë nga familjarët.
Fati i Martinajt mbetet ende enigmë, ndërsa hetimet vazhdojnë. Dy janë pistat kryesore të hetimeve, zhdukja e tij pasi është rrëmbyer nga grupet rivale dhe ekzekutuar apo inskenimi nga vet “koka” e krimit, në mënyrë që të shpëtojë nga ato që e duan të vdekur.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
