Ushtria e Kosovës vjen për të ndihmuar në kërkime për Ardit Beshirin!
Në Qafën e Burrelit prej 5 ditësh vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me ekskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë në fabrikën e përpunimit të Kromit.
Pas një vendimi të qeverisë së Kosovës është miratuar që edhe ushtria e Kosovës të të ndihmojë në kërkimet për 29-vjeçarin.
“Ministria e Mbrojtjes, mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për zgjerimin e kapaciteteve dhe vënies në detyrë të këtyre kapaciteteve është e përgatitur të mbështetës Shqipërinë me një kontingjent për nevoja humanitare, përkatësisht operacionin humanitar kërkimshpëtim, në vendin e quajtur “Qafa e Burrelit”, Bashkia Klos. Kjo mbështetje është në kuadër të partneritetit strategjik me shtetet mike e në veçanti me Shqipërinë, me këtë rast për mbështetje të autoriteteve të shtetit shqiptar”, thuhet në njoftim.
Në momentin e çarjes së rezervuarit mësohet se i riu vjeçari ka qenë duke punuar në anën e poshtme.
Vërshimi i ujit dhe materiali rërë që ishte grumbulluar nga përpunimi i kromit e ka marrë para dhe ende nuk dihet fati i tij.
Për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe materialit që është shembur nuk është gjetur asnjë gjurmë e 29 vjeçarit, por vetëm disa pjesë të mjetit tip eskavator.
Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin teknik të shoqërisë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, Ademir Lala.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
